Për të kaluar përmes urës së Bardhajve në njësinë administrative rrethina, automjetetet duhet të qëndrojnë me minuta të tëra në hyrje – daljet e urës duke pritur njëra – tjetrën.

Kjo është situata me të cilën drejtuesit e mjeteve duhet përballen çdo ditë, prej më shumë se 20 vitesh. Ngushtësia që ura ka është kthyer në një problem shqetësues. Banorët thonë se qarkullimi në këtë urë është tejet i lartë gjatë gjithë vitit, ndaj zgjerimi I urës është I domosdoshëm.

Banorët thonë se pavarësisht kërkesave të ngritura ndër vite ndaj institucioneve përgjegjëse, ende nuk është marrë asnjë masë për të ndërhyrë në zgjerimin e urës.

Amortizimi dhe ngushtësia e urës në hyrje të fshatit Bardhaj vijon të jetë një problem prej vitesh për banorët e njësive administrative Rrethina, pasi përmes kësaj ure lidhen me qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakLEZHË, PS-PD NDEZIN MOTORËT E FUSHATËS
Artikulli tjetërNË 2 VITE, 69 SULME KIBERNETIKE NË SHQIPËRI