Ura e re e Bunes vijon te shfaqe probleme te njepasnjeshme.

E ndërtuar kater vite më parë, me një fond prej 7.2 milion dollarë, akorduar nga qeveria shqiptare dhe Banka Islamike për Zhvillim vazhdon të dëmtohet.  Fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve të ndriçimit, asfalti ne nje pjese te ures ka nisur amortizimin ,ndersa aktualisht edhe tabelat elektronike kane dale jashte funksionit. Nderkohe perballe kesaj situate deri me sot askush nuk ka nderhyre per ti dhene zgjidhe kesaj pamje te papershtatshme per nje investim te tille, e aq me shume qe eshte imazhi i pare i mireseardhjes ne qytetin e Shkodres. Qe nga ndertimi ky investim nuk ka perfituar asnje rikonstruksion, amortizimi i perditshem qe po peson kjo ure do precipitoje ne nje shkaterrim te konsiderueshem te ketij investimi te rendesishem per qytetin e Shkodres, duke pasur parasysh qe ajo sherben edhe si ure lidhese per cdo udhetar qe i drejtohet Muriqanit si pike traznit, e me pas ne vendet e Europes. Nderkohe përballë këtij fakti institucionet pergjegjese qendron ne heshtje duke lejuar qe problemi I krijuar te agravoje ne permasa edhe me te medha.

Artikulli paraprakANA E MALIT, PËRROI DEL NGA SHTRATI 100 HA NËN UJË
Artikulli tjetërFURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE NË SHKODËR REAGON PD