Në urën e re të Bunës prej kohësh evidentohen problematika të ndryshme si shkak I amortizimit në disa pjesë. Agim Gruda, inxhinier i dalë në pension, prej vitesh ka lobuar për mirëmbajtjen e kësaj vepre dhe tregon se ajo nuk është në nivelet e duhura për t’I shërbyer qytetarëve të Shkodërs por dhe më gjerë.
Ndërkohë ish-inxhinieri Gruda bën përgjegjës pushtetin local dhe qendror për mirëmbajtjen e urës së re të Bunës ndërsa tregon se ndriçimi kurrësesi nuk duhet të mungojë në këtë zonë.
Ura e re e Bunës është ndërtuar pothuaj një dekadë më parë dhe ndërtimi I saj ka kushtuar deri në 10 milion dollar tregon ish-inxhinieri Agim Gruda.
Si një investim me rëndësi, për vetë vlerën që kjo vepër arti ka institucionet përgjegjëse nuk duhet ta lënë këtë urë të amortizohet, ndërkohë që merrne me çështej të tjera politike shprehet në fund ish-inxhinieri.