Ura e Re e Bunës në qytetin e Shkodrës, vijon të dëmtohet dita ditës. Në pjesën më të madhe të saj, janë krijuar gropa të cilat janë kthyer në një shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Ndërkohë që edhe pjesa e asfaltuar ka filluar të çahet. Problematika të tilla të krijuara në urë tregojnë se mirëmbajtja e urës mungon prej kohësh. Ndërkohë pavarësisht shqetsimeve të ngritura prej kohësh, askush nuk ka ndërhyrë për ti dhënë zgjidhje kësaj pamje aspak të përshtatshme për një investim të tillë, aq më pak një imazhi mirëseardhës në hyrje të Shkodrës.
Ndërkohë këto gropa sjellin jo vetëm dëmtimin e urës, por edhe të automjetevve që e përshkojnë atë, ku tashmë fluksi më i madh rregjistrohet në stinen e verës ku emigrantët kthehen në vendlindjen e tyre. Kjo urë është një nyje lidhëse me Malin e Zi, por edhe pikat turistike të Shirokës dhe Zogajve. Ura e re e Bunës është ndërtuar në vitin 2011 me një fond që kapi shifrat mbi 7 million dollarësh, Ndërtimi i saj u bë për të zëvëndësuar urën e vjetër të Bunës e cila tashmë është jashte funksionit për automjetet.