Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç me një postim në Facebook ka zbuluar detaje nga projekti për ndërtimin e Urës së Bunës, që do të lidhë Ulqinin me Velipojën dhe në të njëjtën kohë do të shkurtojë distancën midis Shqipërisë dhe fqinjit veri-perëndimor.

POSTIMI I PLOTË:

INFORMACION I RI PËR URËN NË BOJANË

Gjatësia totale e urës do të jetë 310m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139m. Ura do të jetë 17m e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75m secila, dy trotuare nga 2m secila dhe dy korsi biçikletash nga 1.25m secila Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1km . Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024. SJELLNI POPULLIN BASHKË! PO E BËJMË EKONOMINË TË FORTË! PO NDËRTOJMË MALIN E Zi!

Artikulli paraprakVETTING NË DREJTËSI EDHE NË KOSOVË! ALBIN KURTI: KOMISIONI I VENECIAS NA DHA ‘DRITËN JESHILE’
Artikulli tjetërCOVID-19 NË SHQIPËRI, MSH PËRDITËSON SHIFRAT PËR 24 ORËT E FUNDIT, JA SI PARAQITET SITUATA