Kryetari I fshatit Domen, Bajram Milani ka ngritur alarmin për urën e Rrashekut në fshatin Milan të njësisë administrative Postribë. Sipas tij, mungesa e mirëmbajtjes së kësaj ure rrezikon jetën e banorëve të zonës që kalojnë në këtë ure por edhe të turistëve që vizitojnë fhsatrat përreth.
Ndërhyrjet që janë bërë në këtë urë nuk kanë qenë të mjaftueshme tregon kryetari I fshatit.
Ura e Rrashekut lidh një pjesë të fshatrave të njësisë administrative Postribë por edhe zona të tjera. Mungesa e mirëmbajtjes së kësaj ure rrezikon banorët e zoëns të cilët kalojnë çdo ditë mbi të me makina të ndryshme. Ndërkohë, ndërtimi I një ure tjetër të re do të ishte zgjidhja më e mirë për qindra banorët e kësaj.