Rrëshqitja masive e dherave dhe gurëvë nga aksi Ura e Shtrenjtë deri në Prekal prej të paktën një muaji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve .
Në rrugë ka prezencë të copave të shkëmbinjve të shkëputura ndërsa rreziku për rrëshqitje të tjera është prezent për shkak se mungojnë rrjeta e telit mbrojtëse nga rënia e gurëvë.
Shoferët që e bëjnë cdo ditë këtë rrugë mundohen që të tregojnë kujdes.Mirëpo në këtë rast ka të bëjë me rrezikshmërinë për aksidenteve.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme punonjësit e mirëmbajtjes dhe pastrimit të njësisë administrative Postribë kanë nisur punën për pastrimin e dherave dhe gurëve të shumtë.
Por ata i kërkojnë bashkisë një fadromë sepse është e pamundur me krah dhe lopata lëvizja e gurëve masiv
Nuk eshte hera e pare qe ka pasur rrëshqitje te gureve ne kete segment Kjo rruge e cila frekuentohet në masë gjatë sezonit veror nuk sherben vetem per fshatrat Ura e Shtrenjte dhe Prekal, por edhe per gjithe krahinen e Dukaginit.
Ne kushtet e dimrit me reshje debore dhe bllokimi e Qaf Thores, e gjithe zona e Dukagjinit, nga Thethit dhe deri ne Kir, vetem nepermjet kësaj rruge ka mundesine te lidhet me Shkodren.