Janë rikthyer rrëshqitjet masive të gurëvë dhe dherave nga aksi Ura e Shtrenjtë deri në Prekal
Në rrugë ka prezencë të copave të shkëmbinjve të shkëputura ndërsa rreziku për rrëshqitje të tjera është prezent për shkak se mungojnë rrjeta e telit mbrojtëse nga rënia e gurëvë.Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, sepse në disa segmente është bllokuar njëri krah i rrugës.
Ndërkohë punonjësit e mirëmbajtjes dhe pastrimit nuk duken gjëkundi për të bërë të mundur largimin e gurëve nga rruga. Siç e tregojne dhe pamjet e filmuara, ketu duhet bere shume kujdes, pasi rrëshqitja e gureve nga faqja e malit mund te ndodhi ne çdo moment.Banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme sepse situata sa vjen e përkeqësohet
Shoferët që e bëjnë cdo ditë këtë rrugë mundohen që të tregojnë kujdes.Mirëpo në këtë rast ka të bëjë me rrezikshmërinë për aksidenteve.Nuk eshte hera e pare qe ka pasur rrëshqitje te gureve ne kete segment Kjo rruge e cila frekuentohet në masë gjatë sezonit veror nuk sherben vetem per fshatrat Ura e Shtrenjte dhe Prekal, por edhe per gjithe krahinen e Dukaginit.
Nuk eshte hera e pare qe ka pasur rrëshqitje te gureve ne kete segment, dhe siç duket as e fundit, deri sa te ndërhyhet me specialiste per te gjetur nje zgjidhje qe te menjanohet rreziku. Dhe jo vetem ketu, por rrëshqitje te gureve ka ne disa segmente te kësaj rruge,ndersa pe pastrimin e tyre as qe behet fjale