Një e moshuar gjeti vdekjen pasditen e së martes, pasi humbi ekuilibrin dhe ra në Lumin Mat, teksa po kalonte në këtë ure në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Ura pasarele me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra e ndërtuar me kontributin e vetë fshatareve është kthyer në rrezik për jeten e banoreve.

Ura ekzistuese në Shkopet u shemb nga shkarkimet e HEC-It 10 vite më parë e që prej asaj kohe asnje masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes. Në këto kushte banoret thonë se përballen me rrezikun e përditshem, teksa kalojnë në këtë ure e cila nuk ka asnjë element sigurie.

Kjo ure ju shërben dhjetra banoreve te fshatit Shkopet, ndërsa projekti i ures është hartuar prej vitesh, por nuk është financuar. Në situate të ngjashme ndodhet dhe ura e fshatin Skuraj e cila ndodhet 3 km më poshte, duke qenë një rrezik mjaft serioz për kalimtaret.

Artikulli paraprakPENGIMI I PROTESTËS PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërNOT, “FSA SHKODËR” TRE MEDALJE BRONZI DHE NJË ARGJENDI