Ura mbi Lumin Mat në aksin e vjeter rrugor Lezhë-Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e asaj të Zogut.E ndërtuar në vitin 1987, kjo veper rrezikon shembjen.
Këmbët e strukturës kanë dalë në siperfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Gjendja në të cilen ndodhet ura është kthyer në shqetësim serioz për drejtuesit e automjeteve të cilët thonë se shfrytëzimi pa kriter i lumit për inerte është bërë shkak i kësaj situate dhe askush nuk merr masa.
Aksi i vjeter rrugor Lezhë-Milot ku ndodhet dhe kjo urë është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar.Prefektura e Lezhës ju ka dërguar disa here shkresa institucioneve qëndrore, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikes.