Ura e Vrakës pranë shinave të trenit vijon të përdoret si vend për depozitimin e mbetjeve inerte dhe urbane. Një situatë e tillë është kthyer në një shqetësim edhe për banorët e zonës. Persona të papërgjegjshëm depozitojnë pothuasje çdo ditë mbetjet në këtë zonë. Banorët e konsiderojnë si një krim mjedisor ndotjen që po i bëhet kësaj zone, ndaj i bëjne thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa ndaj personave që krjojnë një situatë të tillë.
Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës, institucionet përgjegjëse pritet të marrin masat e nevojshme për pastrimin e zonës dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët ndotin mjedisin. Njëkohësisht është i nevojshëm edhe ndërgjegjësimi i subjekteve për të mos i hedhur mbetjet në këtë zonë.