Teksa punimet kanë nisur prej disa ditesh, projekti që po zbatohet për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat nuk është bërë publik.Shqetësimi është ngritur nga aktivistet e Shoqërisë Civile në Kurbin, të cilët prej vitesh kanë ndjekur këtë kaos.Ata thonë se investimi po realizohet në mungesë të plotë të transparances, pasi Ministria e Kultures nuk ju ka vënë në dispozicion projektin.

Aktivisti Elton Laska thotë se nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve, ndërsa kërkon marrjen e masave që ndërhyrja të jetë efikase dhe mos ti sjellë dëmtime të tjera këtij monumenti kulture të kategorisë së parë.

Ura e Zogut mbi Lumin Mat është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut. Por nga vërshimi i ujit dhe shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat për inerte, vitet e fundit ky monument pësoi dëmtime të shumta duke rrezikuar shembjen e plotë, çka detyroi qeverinë shqiptare që të miratojë një fond emergjent për shpëtimin e saj, ndërsa për shkak të vështirësive në ndërhyrje nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve.

Artikulli paraprakSHI I DENDUR NË LEZHË, PROBLEME NË QYTET
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTONTE MJETIN I DEHUR, ARRESTOHET 40-VJEÇARI