Qeveria Shqiptare i ka hapur rrugë zbatimit të projektit të ndërhyrjes emergjente në “Urës së Zogut” mbi Lumin Mat në Milot, monument kulture i kategorisë së parë që rrezikon shembjen e plotë.Fondi u miratua këtë të premte nga Këshilli i Ministrave dhe kap vleren e 57-milion lekeve të reja, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Kultures.]

Investimi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.Projekti i ndërhyrjes emergjente në Uren e Zogut u miratua në muajin shkurt të këtij viti Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut. Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore u ranë kambanave të alarmit se ekskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, po rrezikonin seriozisht “Urën e Zogut”- e shpallur monument kulture në vitin 1999.

Por shqetësimi ra në vesh të shurdhër, duke bërë që rrjedha e ujit të zhvendosë njërën prej këmbëve të urës me 2 metra e 40 centimetra, duke rrezikuar shembjen e saj. Ky monument kulture është renditur nga organizata “Europa Nostra” një ndër 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë, ndërsa 1 javë më parë ekspertet e evropian e panë situatën nga afër dhe zhvilluan takime me përfaqësues të qeverisë për shpëtimin e Urës së Zogut nga shembja e plotë.

Artikulli paraprakDETAJET/ I MORI JETËN KUNATËS DHE MË PAS EDHE VETES, SI NDODHI NGJARJA E RËNDË
Artikulli tjetërLEZHE, BESIMTARËT KATOLIKË KREMTOJNE UDHEN E KRYQIT