Ura e Mesit e cila lidhë Drishtin me Shkodrën shpesh është kthyer në një problem për banorët të cilët kalojnë çdo ditë atje. Kjo urë është një kalimshe duke e bërë të vështirë lëvizjen për automjetet. Makinat detyrohen të presin për disa minuat njëra-tjetrën pasi ngushtësia që ka ura, pengon lëvizjen e automjeteve me dy drejtime duke bërë që në hyrje dhe dalje të saj të krijohen radhë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjithashtu ura dita ditës po amortizohet. Gropa të ndryshme janë krijuar përgjatë gjatësisë së saj. Banorët të cilët kalojnë çdo ditë aty i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për rindërtimin e kësaj ure.

Gjatë stinës së verës situata bëhet akoma më shumë problematike pasi Ura e Mesit frekuentohet nga shumë turistë të cilët drejtohën drejt fshatit Drisht për të parë kalan e saj. Kjo gjë bënë që rradhë të gjata të krijohen duke penguar lëvizjen.

 

Artikulli paraprakFSHATI GRUDË E RE ME RRUGË TË AMORTIZUARA
Artikulli tjetërPELESHI: FA, TË HAPURA PËR TALENTET