Drejtoria e Emergjencave ka informon se në disa qarqe situata vijon të jete ende problematike.

Në Shijak nga dalja e lumit Erzen janë përmbytur 20 banesa poshtë urës. Ndërsa në Durrës 15 familje janë zhvendosur për shkak të rrezikut. Në Babrru ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve. Situata më problematike është në Shkodër, ku në Njësinë Administrative Pult janë prishur dis aura, ndërsa në Qarkun e Dibrës ka bllokim të rrugëve. Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant “Targa”, qarkullimi vijon të kryehet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëqitjeve të dherave. Ndërsa rrugae Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

QARKU DURRËS Në bashkinë Shijak nga dalja e Lumit të Erzenit janë përmbytur 20 banesave poshtë urës. Familjet që u rrezikuan u evakuuam nga Qendra Vullnetare e Emergjencave dhe Forcat e Ushtrisë duke u vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në bashkinë e Durrësit 15 familje nga fshati Rrushkull, njësia administrative Sukth u zhvendosën për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

QARKU TIRANË Në bashkinë e Kamzës në Njësinë Administrative Paskuqan, mbi fshatin Babrru, ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve. Pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dërguar efektivët e Batalionit të Xhenios së bashku me mjetet për të normalizuar situatën.

QARKU SHKODËR Në bashkinë Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytur në Njësinë administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë, por kjo është zvogëluar ndjeshëm gjatë 24 orëve të kaluara. Në Njësinë Administrative Shosh janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj. Në Njësinë Administrative Pult janë prishur 2 ura, ajo e Boxhsit dhe e Mgullës, dhe nuk kalohet për në fshatrat Plan, Xhan dhe Bruçaj, për shkak se rruga është bllokuar. Në Malësinë e Madhe në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhës. Përrroi Sheu i Gjamave në fshatin Vermosh ka dalë jashtë shtratit dhe 5 familje janë evakuuar nga banesat e tyre. Në Njësinë Administrative Gruemirë është prishur plotësisht ura e Hysajve.

QARKU DIBËR Në Njësinë Administrative Selishtë, rruga Selishtë-Bufull është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave dhe po punohet nga firma kontraktore për hapjen e saj. Në fshatin Podgorc, Njësia Administrative Maqellarë vijon puna për riparimin e argjinaturës mbrojtëse të lumit Drini i Zi. Në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar të shembë një shtëpi, një urë automjetesh dhe tubacionin e ujësjellësit. Në bashkinë e Matit në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, ka dëmtime të 2 urave prej druri që lidhin 2 fshatra, si dhe është dëmtuar rruga rurale e fshatit Bushkash. Në fshatin Fushë – Baz problem është ura mbi liqen e cila është dëmtuar në njërën anë dhe rrezikon të shembet. Në Njësinë Administrative Derjan është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.

QARKU GJIROKASTËR Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant “Targa”, qarkullimi vijon të kryehet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëqitjeve të dherave. Rruga Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave ndërkohë po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj. Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

Artikulli paraprakVRASIN GJARPRIN GJIGAND SHTATZËNË ME DHJETËRA VEZË
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, BASHKIA SHKODËR RAPORTON SITUATËN