Uragani ‘Elsa’ po kthehet në një shqetësim për meterologët që monitorojnë Oqeanin Atlantik. Elsa po zmadhohet gjithnjë e më shumë dhe po i drejtohet Karaibeve.

Sipas ekspertëve, ky është uragani që është shfaqur më herët në 9 vitet e fundit, rreth një muaj më parë se mesatarja që karakterizon stinën e uraganeve.

Raportimet nga mediat vendese bëjnë me dije se ‘Elsa’ mund t’i drejtohet në ditët në vijim veriut, ndoshta duke prekur Floridën.

Artikulli paraprak‘SKUQET’ OQEANI! ZJARRI NË TUBACIONIN E GAZIT NË GJIRIN E MEKSIKËS KRIJON NJË SKENË TRONDITËSE
Artikulli tjetërZBULOHET NJË YLL NË PRAG TË KOLAPSIT, MË I VOGLI DHE MË I DENDURI I VËREJTUR NDONJËHERË