Vëllai i kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj njëherazi deputeti i AAK-së, është ndaluar në Vjenë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbisa.
Kujtojmë se ndalimi i Daut Haradinaj vjen pas arrestimit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë por që më pas u la i lirë.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake të cilët janë bazuar në urdhrin e arrestit të lëshuar nga pala serbe.
Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30 ndërsa nuk dihet ende se si do të procedohet më tej me vëllanë e kryeministrit kosovar.