Ish-presidenti Katalonjës Carles Puigdemont u arrestua sot në Gjermani, ndërsa po kalonte kufirin nga Danimarka.
Avokati i Puigdemont, Jaume Alonso-Cuevillas, konfirmoi arrestimin përmes një statusi në Twitter, duke shtuar se Puigdemont po udhëtonte për në Belgjikë, ku fillimisht u arratis pas lëshimit një urdhër-arresti nga Madridi për rolin e tij në një referendum për pavarësinë në tetor për shkëputjen e rajonit katalanas me 7 milionë banorë nga Spanja.
Agjencia e lajmeve AFP thotë se Puigdemont do të paraqitet para një gjyqtari në Gjermani të hënën, si pjesë e një procesi për të përcaktuar nëse ai do të kthehet në Spanjë. Sipas Associated Press, paraburgimi i zotit Puidgmont nxiti disa demonstrata në Spanjë.
Puigdemont “po shkonte në Belgjikë për t’u paraqitur, si gjithmonë, në dispozicion të gjykatave belge”, shkroi avokati. Arrestimi vjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë Spanjolle të premten për të akuzuar 13 udhëheqës separatistë katalanas për rebelim dhe krime të tjera për përpjekjen e tyre për të shpallur pavarësinë nga Spanja vitin e kaluar.
Policia gjermane arreston Puigdemontin në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. Kreu katalanas i rrëzuar nga pushteti mund të përballet me 25 vjet burg.
Javën e kaluar, kandidati i fundit rajonal për president, Jordi Turull, u vendos në paraburgim për rolin e tij në tentativën për shkëputjen nga Spanja, duke shënuar herën e tretë që parlamenti i Katalonjës nuk ka mundur të emërojë një president të ri.