AKUZA PËR INCIDENTIN SERBI-SHQIPËRI.Vetëm pak ditë përpara vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, ministria e brendshme serbe ka lëshuar një urdhërarresti për huliganin Ivan Bogdanov. 

34 vjeçari akuzohet për hyrje të paligjshme në fushën e futbollit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.Komisari për siguri i Lidhjes së futbollit serb, Milivoje Mirkov, dhe nënkryetari i klubit të futbollit Partizan, Branko Ruzhiç, deklarojnë se një orë para fillimit të ndeshjes së 14 tetorit ata kanë njoftuar policinë që Bogdanov do të hyjë në stadium dhe kanë kërkuar që policia ta ndalojë atë. Por për policinë Bogdanov nuk ishte i skeduar për tu ndaluar në stadiumet serbe.Ditët e fundit është spekuluar se Bogdanov është duke u fshehur diku në veri të Kosovës, por nuk prova për këtë fakt. Ivan Bogdanov, anëtar i grupit të tifozëve të Crvena Zvezdës “Ultra Boys” nga Senjaka, është i njohur edhe për incidentin në Xhenovë të Italisë në vitin 2010, kur u ndërpre ndeshje ndërmjet Italisë dhe Serbisë.Bogdanov ka djegur edhe flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës dhe ishte dënuar me tri vjet burg dhe pesë vjet ndalim për hyrje në vendet e BE-së. Megjithatë, kjo nuk ka vlejtur në Serbi.Kjo urdhërarresti mesa duket lidhet edhe masa që po merr qeveria serbe për të eleminuar çdo incident të mundshëm gjatë vizitës së kryeminstrit Edi Rama në Beograd më 10 nëntor.

 

Artikulli paraprakVJEDHJA E THESARIT, LIROHET ELIVAR GOLEMI
Artikulli tjetër9 NËNTOR PREMIERA NGA OSCAR WILDE