Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharian, të atin e Elias, ndërsa për Princin Leken dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars.
Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian. Ndërsa, avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën. Kjo u bë shkak për shtyrjen e seancës.