NË IRAK, LAVDËRIM MUHAXHERI U SHFAQ DUKE PRERË KOKA NJERËZISH
Lavdërim Muhaxheri, lideri I ekstremisteve kosovare ne Irak eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol.
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar lajmin per perfshirjen ne Interpol te emrit te ekstremistit kosovar qe lufton ne Irak nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit.
Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.
Sahit Krasniqi, gjykatësi që lëshoi vendimin per fletëarrestin ndërkombëtar, konfirmon se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë ne Prishtine, është njoftuar per aprovimin nga Interpoli, te kërkeses për fletëarrest ndërkombëtar per Muhaxherin.
Lavderim Muhaxheri ishte nder te paret ekstremiste kosovare qe u shfaq duke bere thirrje per xhihad, me pas ai dogji pasaporten kosovare, e me vone u shfaq duke prere koka njerezish ne Irak.