12 maji njihet si dita ndërkombëtare e infermierëve. Në këtë ditë të rëndësishme, Artan Molla, drejtues i Urdhëri të Infermierit në Shkodër duke dhënë disa certifikata mirënjohje për ata që shërbejnë në spitalin e Shkodrës në këtë profesion tha se infermierët shqiptar po detyrohen të largohen masivisht në shtete të tjera. Kjo për shkak të pagave të ulta dhe kushteve të këqija të punës ndërsa bëri një apel për qeverinë shqiptare….
Urdhëri i Infermierti vlerësoi repartin e dializës në spitalin e Shkodrës si ekipi më i mirë. Mimoza Hasmegaj, kryeinfermiere e dializës thotë se kushtet në këtë repart janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara…
Për 30 vite me radhë infermieri Sytki Hamja shërbeu pranë reanimacionit ndërkohë që prej një viti është transferuar në shërbimin ambulatory ndërsa u vlerësua si infermieri më i mirë i vitit. Hamja tregon vështirësitë e këtyre 30 viteve…
Me mirënjohje u vlerësua edhe infermierja mami e repartit obstretik-gjinekologjik Gjyste Selvia për kontributin e saj. Dita ndërkombëtare e infermierëve edhe Shkodrën e gjen me një numër të lartë infermierësh të cilët çdo ditë largohen drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera për të punuar për shkak të pagave të ulta dhe kushteve jo të favorshme të punës.