Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara.

Këto automjete u përkasin 3 shtetasve: S.T/ D.Gj/ D.B.

Njoftimi i plotë

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

S.Taullau, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D.Gjoka banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

D.Bami banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Artikulli paraprak‘RADARI DHE POLICI RRUGOR TASHMË JANË KUDO’!GJOBË DHE HEQJE PATENTE PËR 4 SHOFERË! ‘RRUGORJA’: SHPEJTËSIA S’TË ÇON NË DESTINACION
Artikulli tjetërKREU I ILD: MBI 900 ANKESA DERI TANI, ËSHTË NGRITUR NJË STRUKTURË E PROVIZORE