Pak ditë pasi mori detyrën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë edhe urdhrin e tij të parë, ku u kërkon 13 mijë punonjësve të policisë të zbatojnë me rigorozitet orarin e punës dhe kodin e veshjes. “Të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë. Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë.

Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze. Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolte, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhins në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT/ SOT KTHJELLIME, POR FUNDJAVA SËRISH ME SHI: TEMPERATURAT NË RËNIE
Artikulli tjetërKARNAVALET GJALLËROJNË QYTETIN !