Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, me anë të një postimi në kanalin e saj Telegram ka bërë me dije se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit, të cilët ishin prej kohësh të bllokuar në uzinën e çelikut të Azovstal, në qytetin e Mariupolit, tashmë janë evakuuar.

Mariupoli është një nga qytetet më shumë të sulmuara nga forcat ruse, ndërkohë që rezistenca e evtme e këtij qyteti është pikërisht kjo uzinë.

Brenda saj prej kohësh ishin bllokuar civilë dhe ushtarë, ndërkohë që sot evakuimi i civilëve ka përfunduar.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA E FUNDIT NË EUROPË PËR NUMRIN E MJEKËVE PËR BANORË”, JA ÇFARË THOTË PRESIDENTI META
Artikulli tjetërPËRLESHJE MES POLICIVE DHE TERRORISTËVE, SHËNOHEN 11 VIKTIMA