Urdhri i Ramës: Administrata të mos përdoret në fushatë
Kryeministri Rama ka nxjërrë një urdhër për ndalimin e përdorimit të administratës në zgjedhje. Po ashtu urdhëri i kryeministrit ndalon që makinat shtetërore dhe burimet njerëzore të përdoren në fushatë. Në urdhërin e kryeministrit thuhet ndër të tjera se: Titullarët e ministrive, institucioneve, organeve të varësisë të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore, të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike për zgjedhjet e Kuvendit 18 qershor 2017. Po ashtu është urdhëruar që institucionet të garantojnë mospërdorimin e burimeve njerëzore të institucioneve, të fondeve të institucioneve, mjeteve dhe të materialeve në inventar të institucioneve për veprimtaritë e fushatës zgjedhore.