PRESIDENTI I REPUBLIKËS I DORËZON TITULLIN MISIONARIT NË KOMUNËN BUSHAT. Presidenti i Repulikes ka nderuar me titullin e larte “Nene Tereza” drejtuesin e misionit te Vellezerve te Nene Terezes ne Komunen e Bushatit. At Sebastian Vazhakala, eshte nderuar me kete titull te larte, per kontributin e pashembullt, ne ndihme te familjeve ne nevoje ne kete zone.
Ceremonia e dorezimit te ketij titulli te larte eshte zhvilluar ne Kishen e Vellezerve te Nene Terezes me prezencen e autoriteteve me te larta fetare dhe civile. Kryetari i Komunes Bushat, Zef Hila, gjate fjales se tij u shpreh se perulet per kontributin e madh qe ky mision ka dhene jo vetem ne Bushat por ne te gjithe zonen. Presidenti i Republikes Bujar Nishani gjate fjales se tij, deklaroi se ky titull eshte mirenjohje dhe respekt per kontributin ndaj njerezve ne nevoje. At Sebastian Vazhakala, lindi në Vayla në Indi në Qarkun e Kattayam-it në Kerala në Indi, në Shtator të vitit 1942. Roli i tij në ndihmë të njerëzve do të vihej në dukje pas takimit që ai do të kishte me Nënë Terezën me 30 Nëntor të vitit 1960.Vëllezërit ndihmohen gjithashtu nga vullnetarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët ofrojnë shërbimin e tyre me përzemërsi për periudha të gjata ose të shkurta.