Vetem nje muaj me pare ne urgjencen e Spitalit Rajonal te Shkodres u vendos survejance me kamera si dhe patrulle policie, nisur nga dhuna e perseritur ndaj bluzave te bardha.
Mjeku Ergys Sulku thote se ky angazhim i policise ka dhene ndjesine e komfortit por nuk ka arritur te ndal dhunen verbale te pacienteve dhe familjareve te tyre ndaj stafit mjeksore Dhuna ndaj mjekeve ne shkoder mori masa te frikshme ne veren e ketij viti ku pati disa incidente. Mjeket e konsiderojne situaten te papranueshme duke deklaruar se nuk mund te punohet nen presion dhe kercenim.
E nga ana tjeter vazhdimisht qytetaret akuzojne mjeket per neglizhence apo mjekim te gabuar i cili ka derguar dhe ne pasoja te renda te shendetit te tyre.