Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Elvana Gjata ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të fortë me motrën e saj.

Madje, ajo ka zbuluar se Migena, ishte ajo që ia futi në gjak muzikën.

Sot, vajza më e madhe e familjes Gjata feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga Elvana.

Kjo e fundit ka postuar në Instastory momente të ndryshme bashkë, duke i shprehur të gjithë dashurinë që ka.

“Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime! Kur këndon ma merr frymën. Të adhuroj”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve së bashku.

Artikulli paraprakTEUTA DHE KUKËSI NDAJNË NGA NJË PIKË, SKUADRAT NUK NDRYSHOJNË NË RENDITJE
Artikulli tjetërI KENI DUART E FTOHTA GJATË GJITHË KOHËS? PSE NDODH KJO