Një marshim i klerikëve të Shkodrës në rrugët e qytetit ashtu si para 20 vitesh mund të jetë një mesazh për të larguar e punuar më mirë me brezat dhe komunitetet për të shuar çdo zë dashakeqës që nxit përçarjen ndërfetare.

Përveç urimit për festën e Pashkëve në vizitat e rastit në kishën katolike, ky është mesazhi që jep myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari. Marshimi i klerikëve thotë Sytari nuk do të thotë se Shkodra apo shoqëria është në një rrezik të përçarjes ndërfetare.

Në katedralen e Shën Shtjefnit në vizitat e rastit ishte edhe kleri i kishës ortodokse duke uruar festën e Pashkëve. Në bisedat miqësore me arqipeshkvin e Shkodrës monsinjor Angelo Massafra drejtuesit të komuniteteve fetare në Shkodër dhanë urimet e tyre si dhe shprehën devotshmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë.

Artikulli paraprakLIVING – ISHULLI I 365 ALTAREVE
Artikulli tjetërKACERI THIRRJE MINISTRISË: MOS LARGONI NGA PUNA SANITARET