Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Forumin Strategjik të “Bledit”, në panelin e diskutimit tha se Ballkani perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve, lindjes, perëndimit, jugut dhe veriut.
Von der Leyen theksoi se do të jenë reformat që do të ndërmarrin vendet e Ballkanit Perëndimor ato që do të përcaktojnë edhe kohën e integrimit në BE. Ajo ka përmendur edhe Kosovën në mesin e këtyre sukseseve në kuadër të Ballkanit për planin e rritjes, ku tha se një vit më parë u prezentua plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor, dhe sipas saj puna ka filluar të sjell rezultatet e para.
“Tirana është me aeroportin me rritjen më të shpejt në Evropë. Kosova, reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime, dhe janë lëvduar nga FMN-ja. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit”, tha Von der Leyen.