Procesi i zgjedhjeve ne Universitetin e Shkodres “Luigj Grakuqi” eshte ne fazen perfundimtare per sa i perket emrave garues.
Profesor Medi Kroni, kryetari I komisionit institucional zgjedhor tregon per Star Plus se aktualisht jane shpallur 2 emrat garues per rektor dhe perfaqesues te senatit. Nderkohe qe ai ben te ditur gjithe ecurine e deritanishme te ketij procesi qe do te finalizohet me daten 20 prill dhe ku per drejtuesit e ri do te vendosin 212 pedagoge dhe 6141 studente. Ndersa per dekanet dhe shefat e departamenteve lista e emrave garues do te finalizohet diten e neserme. Kandidatët për rektor, dekanë dhe shef departamenti kanë ndezur motorrët qe me daten 24 mars për zgjedhjet që do të mbahen në 20 prill në institucionet e arsimit të lartë. Kandidatët prezantojnë platformat e tyre për universitetet në nivel fakulteti me akademikët dhe studentët ndërsa procesi do të monitorohet nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve dhe komsionet e ngritura në nivel fakulteti.