Akademia e Shkencave dhe universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për kërkimin shkencor kryesisht. Reforma që po bëhet në Akademinë e Shkencave tha kreu Gjinishu është primare por për këtë shkenca dhe arsimi duhet që të ecin përpara sëbashku.
Kërkimi shkencor në Shqipëri mungon pasi nuk ka patur mbështetjen e duhur për ta realizuar dhe kjo duhet që të ndryshojë tha Gjinushi si e vetmja mënyrë që universitetet tona të njehsohen me ata të Europës.
Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi u shpreh se ndjehet krenare me firmosjen e kësaj marrëveshje me Akademinë e Shkencave.
Pas firmosjes së marrëveshjes kryetari i Akademisë së Shkencave Skender Gjinushi mbajti edhe një leksion të hapur për matematikën përpara studentëve dhe pedagogëve të universitetit “Luigj Gurakuqi”.