Pas dy ditve ka përfunduar kampionati universitar mes fakulteteve të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Pas një sërë ndeshjesh të luajtura ekipi i vajzave në volejboll dhe ai i djemve në basketboll i fakultetit të edukimit fizik u shpallën fitues ndërkohë që vendin e parë në minifutboll për djem e fitoj fakultetit i shkencave natyrore.

Ky aktivitet sportiv është një risi për universitetin e Shkodrës dhe sipas rektores së universitetit të Shkodrës Suzana Golemi kampionati do të kthehet në një traditë.

Rektoria e universitetit ka një falenderim për studentët si dhe organizatorët e këtij kampionati.

Për presidentin e federates Shqiptare të Sportit Universitar Besnik Veliu kampionati që Universiteti i Shkodrës zhvilloi këto dy ditë është shëmbulli i duhur që duhet të marrin të gjithë universitetet e vendit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të krijimit për herë të parë të shoqatës Sportive të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit.

 

Artikulli paraprakSKANDAL, MËSUESI I DËNUAR PËR “PEDOLIFI” RIKTHEHET TË JAPË MËSIM NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI I GRUPIT TË VALLEVE DHE KËNGËTARËVE TË RINJ