Për herë pas 30 vitesh rreth 30 familje në lagjen “Mar Lula” do të kenë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza. Ky është një investim i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime Shkodër, bën të ditur inxhinieri Mysaret Myrtja që shmang përgjithmonë gropat skeptike që kishin banorët në atë zone.

Disneveli i kësaj zone me unazën lindore e ka bërë të pamundur lidhjen e kanalizimeve me kolektorin kryesor. Inxhinieri Myrtja thotë se ndërmarrja e ujësjellësit gjeti një zgjidhje tjetër duke bërë lidhje me rrugën Vllaznimi që ndodhet në anën tjetër.

Banorët që për 30 vite qëndruan pa kanalizime duke u detyruar të hapin gropat skeptike pas shtëpive thonë se kjo ndërhyrja e ujësjellësit do ta zgjidh këtë problem që i shqetësonte prej kohësh.

Në një të ardhme të shpejtë të tjera lagje të Shkodrës të cilat kanë probleme të ngjashme do të jenë në fokusin e ndërmarrjes së ujësjellësit Shkodër për të mundësuar rrjetin e kanalizimeve.

 

Artikulli paraprakZJARRI LË MES KATËR RRUGËVE TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërZJARRI LË MES KATËR RRUGËVE TË MOSHUARIT