Studentët e degës Gazetari dhe Komunikim në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Univeristetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë dhuruar ushqime dhe veshmbathje në ndihmë të familjes së Gjodë Lahit.
Familja me 5 anëtarë, nuk ka përkrahje e as nuk përfiton ndihmë ekonomike. I gjendur në një situatë të tillë, kryefamiljari Gjodë Lahi bën apel për ndihmë.
Gjodë Lahi, falenderon studentët e degës Gazetari dhe Komunikim për ndihmën që i dhanë familjes së tij.
Ky nuk është hera e parë që studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” përfshihen në akte të tilla bamirësie. Gjatë kësaj periudhe, shumë të rinj ndërmarrin nisma bamirësie në ndihmë të familjeve në nevojë në qarkun Shkodër.