Studentët e departamentit të Turizmint të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë prezantuar përmes një workshopi punimet e realizuara ku kanë prekur problematikat kryesore të zonave turistike në qarkun Shkodër. Gjatë prezantimit studentët kishin mundësi të diskutonin me aktorët e turizmit në Shkodër për përmirësimin e këtyre problematikave.
Studentët janë ndalur tek disa nga pikat turistike kryesore të qarkut Shkodër si pedonalja e qytetit, lumi Buna, fshati Zogaj, kalaja e Drishtit apo dhe fshati i Reçit.
Në qarkun Shkodër është një numër i madh i pikave turistike të cilat kanë nevojë për ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për përmirësimin e tyre.