Kafshët shtëpiake janë shumë të dashura për çdo familje që i mban dhe kujdeset për to.

Por të shmangur sëmundjen e tyre dhe kujdesjen sa më të saktë, në këtë artikull do t’ju njohim me ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i konsumojnë kafshët shtëpiake.

1.RRUSHI DHE STAFIDHET

Rrushi është një frut i ëmbël dhe shumë kafshë shtëpiake e pëlqejnë. Ai gjendet në shumë ushqime të pjekura si buka, ëmbëlsirat dhe biskotat e ndryshme. Këto fruta shkaktojnë probleme serioze me veshkat te qentë e macet, ndonëse nuk është e thënë që të gjitha kafshët të reagojnë njësoj ndaj rrushit. Në veçanti duhet bërë kujdes me qentë. Nëse ata konsumojnë rrush ose stafi dhe duhen monitoruar me vëmendje dhe trajtuar me kujdes.

2.KAFEINA – KAFEJA, ÇAJI DHE SODAT

Kafeina gjendet kryesisht te kafeja, kokrrat e kafesë, çaji, soda, pijet energjike dhe pilulat dietike. Teobromina, një “kushërirë” e kafeinës, gjithashtu gjendet te çokollata. Kafshët shtëpiake janë më të ndjeshme ndaj efekteve të kafeinës, sesa njerëzit. Një ose dy lëpirje në fi lxhanin e kafesë, çajit apo sodës nuk kanë aq kafeinë sa të shkaktojnë helmim në shumë kafshë, por konsumimi i një sasie të konsiderueshme kokrrash kafeje, apo pilulash dietike mund të shkaktojnë vdekjen e qenve apo maceve të vogla.

3.ÇOKOLLATA DHE KAKAOJA

Çokollata në ngjyrë të errët është më e rrezikshmja. Sa më e errët të jetë, aq më shumë teobrominë përmban një çokollatë. Si përfundim, çokollata e errët, çokollatat gjysmë të ëmbla, ato me kakao dhe në ngjyrë kafe janë më të rrezikshme se çokollatat me qumësht. E bardha ka pak teobrominë dhe nuk shkakton helmim te kafshët nëse nuk është në doza të la rta. Kafshët që konsumojnë sasi të vogla çokollate ose biskotash, ka pak gjasa të helmohen dhe të tjera mund të kenë probleme me pankreasin, për shkak të sasisë së lartë të yndyrave që çokollata përmban.

4.KSILITOLI (ÇAMÇAKËZI) Ksilitoli është një zëvendësues i njohur i sheqerit, të cilin e gjejmë shpesh te çamçakëzët pa sheqer, mentet, karamelet dhe ëmbëlsira të ndryshme. Gjithashtu mund ta gjejmë edhe në produkte për lënien e duhanit, si çamçakëzët me nikotinë. Ai lufton bakteret në gojë dhe mund ta gjejmë edhe në larësit o se shpëlarësit e gojës për kafshët. Ksilitoli mund të shkaktojë te qentë një rënie sheqeri, shpesh kërcënuese për jetën, si dhe dëme në mëlçi. Macet dhe njerëzit nuk e kanë këtë problem. Çamçakëzët, mentet përmbajnë 0.22 gr. ksilitol për copë dhe për të arritur një dozë toksike, një qen që peshon pesë kilogramë, mjafton të konsumojë vetëm një çamçakëz.

Artikulli paraprakCILAT JANË KATËR TREGJET MË TË VIZITUARA TË KRISHTLINDJES NË EUROPË
Artikulli tjetërÇDO GJË QË NUK DINI MBI MAKINAT E BLINDUARA