Ushtarët francezë nderohen në Korçë

 

Si çdo vit në qytetin e Korçës u përkujtua 11 nëntori, i cili përkon me armëpushimin e vitit 1918, ose fundin e konfliktit mes popujve të Ballkanit e të Europës. Në këtë ceremoni përkujtimore në nderim të 640 ushtarëve francezë, varrezat e të cilëve ndodhen në qytetin e Korçës, ishte i pranishëm ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi; atashe ushtarakë të vendeve aleate; prefekti Ardit Konomi; kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo; etj. Të pranishmi vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varret e të rënëve në emër të lirisë. Ata qëndruan disa minuta në heshtje teksa banda frymore interpretoi himnin kombëtar. Më tej, në mënyrë simbolike ambasadori Fitoussi eci përgjatë fushës ku janë grupuar varret e ushtarëve francezë në shenjë nderimi dhe respekti. Një ditë më parë ambasadori zhvilloi edhe një takim kortezie në Bashkinë e Korçës.

Artikulli paraprakMASAKRAT E ISIS,VRITEN CIVILE NE PERGJIGJE TE SULMEVE
Artikulli tjetërARRESTOHET NGA POLICIA ISH MINISTRI I BRENDSHEM I BOSNJES