Prej disa ditësh në Tepelenë kanë nisur gërmimet për nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke dhe gjatë luftës së Dytë Botërore. Gërmimet janë shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar më parë nga qeveria e Edi Ramës me Greqinë.

Gjatë ditës së sotme gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruan se, familjarët e ushtarëve të rënë në territorin shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë dhënë mostrat e para të AND-së për këtë vit në Spitalin Ushtarak të Athinës 401. Në këtë mënyrë ata shpresojnë që të identifikojnë të vdekurit e tyre, të rënë në Shqipëri. Mostrat e para të të afërmve mësohet se janë mbledhur në vitin 2015.

Numri i saktë i atyre që janë mbledhur deri më tani nuk është njohur. Megjithatë, kërkimet e vrapuesve shqiptarë kanë të bëjnë me 7,976 ushtarë grekë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE PUNE, VDES PUNËTORI SHQIPTAR, PLAGOSET RËNDË I VËLLAI
Artikulli tjetërMARKU PRET XHAFAJN, FIRMOSET MARRËVESHJA PËR ‘FORCËN E LIGJIT’