Ushtria e Kinës tha të hënën se po vazhdon stërvitjet në detet dhe qiejt rreth Tajvanit të hënën.

Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës tha në rrjetin social “Weibo” se do të praktikojë sulmet kundër nëndetëseve dhe bastisjeve në det.Ushtria ka kryer një sasi të paprecedentë stërvitjesh të forcave detare dhe ajrore në zonat afër Tajvanit pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishull.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë ishull në 25 vjetët e fundit.Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim mbrojtjen territoriale.

Tajvani ka akuzuar Kinën se po tenton pushtimin e ishullit, të cilin Pekini e konsideron të vetin. Mirëpo Tajvani është ishull që vetë-qeveriset dhe e konsideron veten të ndarë nga Kina.

Artikulli paraprakTRE MËNYRA PËR TË KURSYER PARA KUR BËNI PAZAR
Artikulli tjetërMETA KUJTON EKSODIN E 20 MIJË SHQIPTARËVE NË BORDIN E ANIJES ‘VLORA’: DRAMË E SHPOPULLIMIT