Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bashkitë që kanë bregdet se këtë vit do të përballen me numrin më të madh të turistëve.

Sipas tij, si rrjedhojë, do të ketë të ardhura më të mëdha, por do të ketë edhe më shumë mbetje.Rama tha se ushtria ka ndërhyrë në këtë fazë të fundit për të pastruar mbetjet që janë krijuar nga prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe pas kësaj faze, duhet të jenë qytetarët ata që duhet ta mbajnë bregdetin e pastër.

Edi Rama: Do jetë sezoni më i pastër edhe për shkak të punës së jashtëzakonshme që është bërë përditë, por edhe për shkak të instrumentit financiar që ëhstë vendosur për ti ardhur në ndihmë bashkive bregdetare që po jetojnë një sezon shumëfishimi të popullsisë. Nëse nga njëra anë ne dhe bashkitë jemi për të pastruar, të tjerët duhet të jenë për të mos ndotur. Ky është elementi i parë i abetares së patriotizmit, të mos ndotim shtëpinë tonë të përbashkët.

Duhet të vazhdojmë ti rrimë mbi kokë kësaj pune, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe sezoni me fluksin më të madh të turistëve dhe me nivelin më të lartë të konsumit. Përveçse të ardhura më të mëdha, do të ketë edhe më shumë mbetje. Me hyrjen e forcave të ushtrisë në këtë fazë të fundit për ti dhënë një dorë të fundit gjithçkaje që ka mbetur dhe për të pastruar edhe mbetjet e shembjeve të të gjitha abuzimeve në rërë përmbyllet një fazë.

Mirela Kumbaro: 61 bashkitë kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të mbetjeve. Po vëzhgojmë edhe performancën e çdo bashkie. Puna më e madhe dhe sfida më e madhe është puna që duhet të bëjmë me ndryshimin e mentaliteteve. Kjo është sfida e këtij mandati.

Artikulli paraprakSTAR TREND – ÇFARË DUHET TË DIMË KUR VENDOSIM TË REALIZOJMË NJË TATUAZH , ME GYSI TATTOO
Artikulli tjetërKALLËZIM PENAL PËR ZYRTAREN MË TË LARTË TË PRONAVE, MANJA: TANI RADHËN E KA SPAK TË HETOJË SKEMËN E KORRUPSIONIT