USHTRIMI USHTARAK ANTI TERRORIZËM VË NË PANIK QEVERINË E KOSOVËS.Ushtrimi i parë ushtarak në mes të Rusisë dhe Serbisë kundër terrorizmit i titulluar “SREM 2014” ka shkaktuar shqetësim të madh në diplomacinë evropiane dhe në Kosovë pasi kjo korrespondon me politikat ekspansioniste ruse drejt shteteve të tjera sovrane.
Pamjet dhe fotografitë e parashutizmit të forcave ushtarake ruse në territorin serb, pak kilometra larg Kosovës janë publikuar në të njëjtën kohë kur forcat ruse raportohen se kanë hyrë në territorin e Ukrainës.Njësiti i parë ushtarak rus që do të marrë pjesë në këtë ushtrim të përbashkët janë lëshuar me sukses në fushën e trajnimit në Nikinci, në Serbi, raporton televizioni shtetëror rus.Njësiti ushtarak parashutist rus ka arritur në Beograd të enjten për të marrë pjesë në ushtrimet e para kundër terrorizmit me ushtrinë serbe. Pjesë të makinerisë ushtarake ruse tashmë kanë arritur në aeroportin ushtarak në Batajnicë. Në gusht, derisa mbahej seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ministri jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ishte përplasur me përfaqësuesin e Rusisë në OKB, dhe ministrin e jashtëm serbe, Ivica Daçiq pasi Hoxhaj e kishte ngritur shqetësimin e dërgimit të njësive ushtarake ruse shumë afër Kosovës.