Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, teksa ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë, është shprehur se do të blejë 5 mijë automatike të rinj nga Italia dhe mjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sakaq, ajo është pyetur edhe për refuzimin e Bazos nga presidenti Nishani. Presidenti ka rezufuar që ti japë një mandat të dytë Gjeneral Jeronim Bazos në krye të Ushtrisë Shqiptare, duke shënuar një tjetër përplasje me kyeministrin Rama. Lidhur me këtë çështje, Portali “Albeu” raporton se ministrja Kodheli ka thënë se Presidenti Nishani ka tagrin e vetë të refuzojë dhe se ajo nuk është njoftuar zyrtarisht për refuzimin.