Pak ditë më parë Star Plus trajtoi problematikën e vendparkimeve të zëna të personave me aftësi të kufizuar nga qytetarët shkodranë. Ndërkohë që këtë të martë ka reaguar publikisht edhe kryetari I shoqatës së personave para dhe tetraplegjik në Shkodër, Saimir Ustabeqiri I cili kërkoi që hapësirat për invalidët të respektohen ndërsa kërkoi angazhimin e policisë bashkiake.

Aktualisht janë 30 vendparkime në qytetin e Shkodrës ndërsa pritet të shtohen edhe të tjera, tregon kryetari Ustabeqiri.

Hapësirat e vendparkimeve janë vendosur prej 3 vitesh në disa prej rrugeve kryesore të qytetit të Shkodrës por pavarësisht funksionit që ato kryejnë, qytetarët shkodranë nuk janë treguar të ndërgjegjshëm duke bllokuar secilin prej tyre. Për zgjidhjen e këtij problemi nuk ka ndërhyrë as policia bashkiake tregon kryetari I shoqatës së personave para dhe tetraplegjik Saimir Ustabeqiri.

Artikulli paraprak“ALARM PËRJETËSIMI I DIKATORIT ENVER HOXHA”
Artikulli tjetërPROJEKT PËR PUNËSIMIN SEZONAL NË GJERMANI