Zënia e parkingjeve në hapsirat publike dedikuar personave me aftësi të kufizuara vijon të mbetet një problem tejet shqetëzues për këtë kategori. Saimir Ustabeqiri, kryetar I shoqatës para dhe tetraplegjikë në Shkodër thotë se kjo tashmë është një sfidë me të cilën duhet të përballen çdo ditë, pasi parkingjet e dedikiuara për ta vijojnë të mos rrespektohen në Shkodër.
Ustabeqiri, thotë se duhet të merren masa ndaj personave të papërgjegjshëm të cilët zënë vendet e parkimeve për personat me aftësi të kufizuara.
Ndërsa lëviz në rrugët e qytetit të Shkodrës, vihet re se vendet e parkimeve dedikuar personave me aftësi të kufizuara janë të zëna nga persona të cilët nuk janë të pajisur me dokumentin përkatës të invalidetit. Një situatë e tillë e cila krijohet çdo ditë në qytetin e Shkodrës vështirëson jetesën për këtë kategori, ndaj thirrja e tyre është të merren masat e nevojshme ndaj personave të cilët nuk zbatojnë ligjin.