Kjo shkrese derguar ministrit te energjitikes dhe infrastruktures Damian Gjiknuri qe me date 23 nentor te vitit 2017 nuk ka marre asnje pergjigje. Duket se i madh e i vogel kane preferuar te bejne nje vesh shurdh dhe nje sy qorr per situaten ne unzinen e telave ne Shkoder , te cilen vete shteti e leshoi ne koncension kompanise turke.

Me shume se 35 punonjes jane pa paga prej 8 muajsh , detyrimet e kesaj kompanie nuk jane shlyer me shtetin dhe as nuk eshte shpallur falimentin, e nga ana tjeter e vetmja gje qe ka arritur te beje shteti ka qene mbyllja e aktivitetit dhe shkeputja e energjise elektrike . Tashme ne kete nderrmarrje ka mbetur vetem roja i papaguar edhe ai, por qe nuk largohet nga ndjenja e pergjegjesise .

Ai frikohet se mos persona keqberes do vjedhin ate qe ka ngelur ne kete unzine dhe do ti duhet atij te mbaje pergjegjesi . Ai tregon se punonjesit vijne here pas here per te pare nese ndonje perfaqesues i firmes turke paraqitet per te marre pergjegjesite mbi kete nderrmarrje dhe detyrimet e tyre me to, por shpresa duket e vaket ndersa te gjithe institucionet shteterore ku ato kane trokitur i kane treguar deren.

Eshte ky vetem nje rast ku firmat e huaja te kontratuara nga shteti tallen me mundin e punonjesve shqiptar ndersa vete shteti i braktis duke mos mbajtur asnje pergjegjesi.

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ, SHPALLET NË KËRKIM 36 VJEÇARI
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 148 KG MARIJUANË NË BANESËN E NJË 36-VJEÇARI