Punëtorët e uzinës së telave në Shkodër , kanë qëndruar para ambjenteve të uzinës në shenjë proteste , pasi ato nuk kanë marrë rrogat që para 6 muajve .Kjo situatë vazhdon që prej 17 ditëve , ato kanë braktisur punën dhe i janë drejtuar Ministrisë së industrisë dhe energjikës në Tiranë dhe nuk kanë gjetur ende një zgjidhje për këtë problem .
Pasi kjo e fundit , i kalon fajin Shkodrës. Rreth 40 punojës së uzinës së telave në Shkodër ,kanë mbetur pa punë që me 1 nëntor që këtë uzinë , e ka mbyllur Tatim taksat dhe Inspektoriati i Punës . Ato kanë pohur se janë në gjendje të vështirë ekonomike . Punëtori më I vjetër I uzinës së telave në Shkodër është shprehur se kjo situatë nuk ka ndodhur ndonjëherë .
Qeveria shqiptare para dy muajsh ka nisur procedurat per heqjen e koncesionit për firmen turke që ka në menaxhim uzinën e telave në Shkodër, nisur edhe nga ankesat e punonjësve por edhe mos plotësimin e investimit nga firma që ka fituar koncesionin disa vite me pareë. Nga ana tjetër , punëtorët shprehen se pronari i uzinës nuk përgjigjet ndaj këtij problemi.