Shoqata kulturore “Jehona e Kelmendit” prej shumë vitesh ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e vlerave të zonës dhe ruajtjen e traditës dhe kulturës së kësaj zone. Dila Vaçaj, president e shoqatës tregon se në Kelmend është e neovjshme hapja e një qendre për punimin e xhubletave, sidomos tashmë që janë pjesë e UNESCO.
Presidentja Vaçaj tregon se vitet e fundit është rritur vlerësimi ndaj xhubletës.
Një problem me të cilin është përballur shoqata këto 8 vite është edhe mungesa e mbështetjes nga qeveria.
Kjo shoqatë operon prej vitesh, ndërsa ka promovuar vlerat artsitike dhe kulturore kombëtare në shumë vende të botës.