Ish kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, anëtar i kryesisë së PD përmes një reagimi në rrjetet sociale akuzoi se prej disa ditësh banorët e disa fshatrave të Postribës nuk kanë ujë për vaditjen e tokave ndërsa publikoi edhe këtë video. Pas këtij denoncimi, bashkia Shkodër është përgjigjur duke thënë se vëmendja e vetë bashkisë dhe Ndërmarrjes së Punëve Publike është përqendruar në sistemin e vaditjes në këtë periudhë me temperatura të larta, një proces i domosdoshëm për vaditjen e tokave për fermerët. Sipas përgjegjësit të sektorit të ujitjes, Muhamet Muça, Bashkia Shkodër është në ndihmë të fermerëve në këtë periudhë duke monitoruar në çdo kohë kanalet vaditëse.

Edhe sipas administratorit të Njësisë Postribë, Bledar Brahimataj, situata e vaditjes është në kushte optimale, ndërkohë që ai ftoi fermerët të ruajnë dhe të mos ndotin kanalet vaditëse.

Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe prej 150 km rrjet vaditës, ndërkohë që zonat me shtrirjen më të madhe përveç Postribës dhe Rrethinave është edhe zona e Nënshkodrës, e cila njihet për prodhimet bujqësore.

Artikulli paraprakPUSHUESIT: VELIPOJA MË E SHTRENJTË KËTË VIT
Artikulli tjetërBISLIMI E PETKOVIÇ NË BRUKSEL PËR “ZBATIMIN URGJENT” TË MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI